PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7652, DATË 23.12.1992 “PËR PRIVATIZIMIN E BANESAVE SHTETËRORE”
Ligji nr. 7828, datë 1 qershor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7828
- Data e miratimit
- 1 qershor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 21 korrik 1994
- Hyn në fuqi
- 21 korrik 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1994-07-21
LIGJ
Nr.7828, datë 1.6.1994
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7652, DATË 23.12.1992 “PËR
PRIVATIZIMIN E BANESAVE SHTETËRORE”
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, në nenin 7, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Banesat, në të cilat qiramarrësi ose pjesëtarë të tjerë të fam iljes së tij, që banojnë me të, kanë
statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist të kategorisë A, B dhe të
C-së vetëm personat që kanë vuajtur mbi 20 vjet internim pa ndërprerje, sipas ligjit nr.7748, datë
29.7.1993 “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, si dhe të
invalidit të luftës, kalojnë në pronësi të tyre falas”.
Neni 2
Pas nenit 7 shtohet neni 7/a me këtë përmbajtje:
“Përfitojnë privatizimin e banesës shtetërore falas qytetarët, të cilët gjer më 31.12.1993 nuk
kanë privatizuar banesat e tyre dhe që hyjnë në njërën prej kat egorive të mëposhtme, sipas përcaktimit
të Komisionit qendror të privatiz imit të banesave shtetërore, në bashkëpunim me organet e pushtetit
lokal:
a) Qytetarë që janë qiramarrës në banesa të ndërtuara për zhduk jen e pasojave të fatkeqësive
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.