PER AUTOPSITE
Ligji nr. 7830, datë 15 qershor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7830
- Data e miratimit
- 15 qershor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 21 korrik 1994
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1994-07-21
LIGJ
Nr.7830, datë 15.6.1994
PER AUTOPSITE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Përcaktimi i vdekjes së një personi të shtruar ose jo në një institucion shëndetësor kryhet nga
ana e mjekur kurues ose të një mjeku tjetër, në bazë të kritereve mjekësore të shënjave të vdekjes.
Neni 2
Autopsia, që mund të jetë anatomo-patologjike ose mjekoligjore, nuk mund te kryhet pa
kaluar 12 orë nga casti i vdekjes. Në raste të jashtëzakonshme autopsia mund të bëhet edhe në një
interval kohe më të shkurtër, por jo më parë së katër orë pas v dëkjës dhë vëtëm pasi vdekja të jetë
vertetuar nga dy mjekë.
Neni 3
Kur vdekja ndodh në institucionet shëndetësore, autopsia anatomo-patologjike bëhet në rastet
kur shefi i shërbimit ose i pavionit kërkon verifikimin e diagnozës a të shkakut të vdekjes.
Kur shefi i shërbimit a i pavionit nuk e kërkon autopsinë, ose kur vdekja ndodh jashtë
institucioneve shëndetësore, autopsia anatomo-patologjike bëhet vetëm me kërkesën e të afërmve të të
vdekurit sipas radhës së afërsisë gjinore deri në shkallën e tretë, ose me kërkesën që pacienti mund të
ketë berë me shkrim a me gojë para vdekjes.
Në të gjitha rastet e vdekjeve të fëmijëve të porsalindur në institucionet shëndetësore, bëhet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.