PËR ÇMIMIN E TRUALLIT QË KOMPENSOHET
Ligji nr. 7832, datë 16 qershor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7832
- Data e miratimit
- 16 qershor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 21 korrik 1994
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1994-07-21
LIGJ
Nr.7832, datë 16.6.1994
PËR ÇMIMIN E TRUALLIT QË KOMPENSOHET
Në mbështetje të neneve 16 të ligjit nr.7491, date 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSME
Neni 1
Ky ligj përmban kriteret e përc aktimit të çmimit të truallit për efekt të kompensimit të truallit
ish-pronarëve.
Neni 2
Për efekt të këtij ligji, trualli që kompensohet ndahet në:
a) truall brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara;
b) truall në zonë turistike.
KREU II
KRITERET E PËRCAKTIMIT TË ÇMIMIT
A. TRUALL BRENDA VIJAVE KUFIZUESE TË QENDRAVE TË BANUARA.
Neni 3
Çmimi për efekt kompensimi (i truallit) që ndodhet brenda vijave kufizuese, do të përcaktohet
në bazë të kritereve të mëposhtme:
a) numrit të popullsisë së qendrës së banuar;
b) vendndodhjes së truallit sipas kategorizimit të zonës;
c) përshtatshmërisë inxhinierike të truallit për të mbajtur struktura ndërtimore.
Neni 4
Çmimi bazë i kompensimit të truallit që ndodhet brenda vijës kufizuese të qytetit të Tiranës
është 800 lekë për metër katror.
Për qendra të banuara me popullsi mbi 20 000 banorë çmimi bazë i truallit është 480 lekë për
metër katror.
Për qendra të banuara me popullsi nën 20 000 banorë çmimi bazë i truallit është 320 lekë për
metër katror.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.