PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 831, DATË 24.4.1994 “PËR DISA NDRYSHIME NË DEKRETIN NR. 7463, DATË 31.1.1991 “PËR POLICINË FINANCIARE”
Ligji nr. 7832, datë 16 qershor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7832
- Data e miratimit
- 16 qershor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 21 korrik 1994
- Hyn në fuqi
- 21 korrik 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1994-07-21
LIGJ
Nr.7832/1, datë 16.6.1994
PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 831, DATË 24.4.1994 “PËR DISA
NDRYSHIME NË DEKRETIN NR. 7463, DATË 31.1.1991 “PËR POLICINË FINANCIARE”
Në mbështetje të nenve 16 dhe 28 të ligjit nr. 7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”,
KUVENDI POPULLOR
I RËPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet dekreti nr. 831, date 24.4.1994 “Për disa ndryshime në dekretin nr. 7463, datë
31.1.1991 “Për Policinë Financiare” me ndryshimet si me poshtë :
- Në nenin 3, shkronja “c” riformulohet si vijon : “Të kontroll ojë sistematikisht dhe të zbulojë
ushtrimin e veprimtarisë ekonomike pa leje, blerjen për shitje dhe të cdo veprimtarie tjetër shitblerje të
mallrave dhe të kryerjes së sherbimeve pa leje me qëllim fitimi , të marrë masa për ndalimin e tyre, si
dhe të mbajë procesverbal për shkeljet e vrejtura”
- Në nenin 4, shkronja “b” riformulohet si vijon : “Të hyjë me miratimin e organit kompetent
në banesa kur ka të dhëna për ushtrimin e veprimtarive ekonomik e të kundraligjshme. Për shkeljet e
vrejtura të mbaje proces verbal dhe të sigurojë prova të mjaftu eshme për sanksionet sipas shkeljes së
konstatuar.”
- Në nenin 5, në fund të paragrafit të dytë shtohet një fjali m e ketë përmbajtje : “Përcaktimi i
masës së gjobës sipas llojit të shkeljes te behet me udhëzim të Ministrisë së Financave.”
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.