PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7623, DATË 13.10.1992 “PËR PYJET DHE POLICINË E SHËRBIMIT PYJOR”
Ligji nr. 7838, datë 30 qershor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7838
- Data e miratimit
- 30 qershor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 29 korrik 1994
- Hyn në fuqi
- 29 korrik 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 1994-07-29
LIGJ
Nr.7838, datë 30.6.1994
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7623, DATË 13.10.1992 “PËR PYJET DHE
POLICINË E SHËRBIMIT PYJOR”
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7623, datë 13.10.1992, neni 63 ndryshohet si vijon:
“Shkelja e dispozitave të këtij ligji, të parashikuara në nenet 7 ,8, 9, 11, 14, 18, 19, 21, 22, 23,
25, 26, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 40, 42, 43, 44, 45, 47, 48, 4 9, 51, e53, kur nuk p ë rb ë jnë vepër
penale dhe kur vlefta tarifore e dëmit nuk i kalon 50.000 lekët , dënohet si kundërvajtje administrative
me shpërblimin e vlerës së dëmit të shkaktuar dhe me gjobë nga 5.000 deri në 50.000 lekë. Sendet që
kanë shërbyer për kryerjen e kun dërvajtjes administrative, mate riali drusor ose prodhimet e tjera
pyjore (ose vlefta e tyre) dhe çdo përfitim tjetër pasuror i vë në në dorë nëpërmjet kundërvajtjes
administrative merren dhe kalojnë në dobi të shtetit.
Kur vlefta tarifore e dëmit të shkaktuar në fondin pyjor është më e madhe se 50.000 lekë,
personi fajtor përgjigjet sipas dispozitave të Kodit Penal. Pri shja, falsifikimi ose përdorimi i damkës
nga persona të tjerë përbën kundrvajtje administrative dhe dënohet me 5.000 lekë gjobë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.