Ligj

PËR FALJEN E DETYRIMEVE TË VITIT 1992 DHE 1993 TË BASHKËSIVE EKONOMIKE NDAJ BUXHETIT TË SHTETIT

Ligji nr. 7842, datë 7 korrik 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7842
Data e miratimit
7 korrik 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 29 korrik 1994
Hyn në fuqi
29 korrik 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 1994-07-29

LIGJ

Nr.7842, datë 7.7.1994

PËR FALJEN E DETYRIMEVE TË VITIT 1992 DHE 1993 TË BASHKËSIVE EKONOMIKE

NDAJ BUXHETIT TË SHTETIT

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4. 1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Të falen detyrimet që kanë bashkë sitë ekonomike të Albpetrolit, KESH-it, Albkromit dhe

Albbakrit ndaj buxhetit të shtetit për akcizën dhe tatimin mbi qarkullimin, të pashlyera deri më datën

31.3.1994 dhe që i përkasin viteve 1992-1993.

Neni 2

Për detyrimet e falura bashkësitë ekonomike të bëjnë rregullimet në kontabilitet, duke i

sistemuar ato me kapitalin themelor.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.890, datë 14.7.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.