Ligj

PËR NUMRIN E SIGURIMIT SHOQËROR

Ligji nr. 7845, datë 13 korrik 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7845
Data e miratimit
13 korrik 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 26 gusht 1994
Hyn në fuqi
10 shtator 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1994-08-26

LIGJ

Nr.7845, datë 13.7.1994

PËR NUMRIN E SIGURIMIT SHOQËROR

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizime

Me “Numër Sigurimi Shoqëror” kuptohet një bashkësi e radhitur elementësh.

Me “element” të Numrit të Sigurimit Shoqëror kuptohet një numër ose shkronjë.

Me “person i siguruar” kuptohet i siguruari sipas legjislacionit për sigurimet shoqërore dhe për

sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

Me “Kartë Sigurimi Shoqëror” kuptohet një dokument identifikues.

Me “Regjistër Qendror të Numrit të Sigurimit Shoqëror” kuptohet bashkësia e të dhënave të të

gjithë personave të siguruar.

Neni 2

Numri i Sigurimit Shoqëror përcakton identitetin e personit të siguruar.

Neni 3

Numri i Sigurimit Shoqëror shërben:

a) Për të identifikuar personat për të cilët derdhen kontribute.

b) Për të regjistruar kontributet e derdhura.

c) Për të kërkuar përfitime nga:

Sigurimet Shoqërore,

Sigurimet Shëndetësore

dhe Programe të tjera të Mbrojtjes Shoqërore.

d) Për të regjistruar përfitimet.

e) Për nevojat e institucioneve shtetërore kur autorizohen me vendim të Këshillit të

Ministrave.

f) Për nevojat e institucioneve joshtetërore kur autorizohen me ligj.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.