Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”
Ligji nr. 106/2023, datë 21 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 106/2023
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 19 janar 2024
- Hyn në fuqi
- 3 shkurt 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2024-01-19
LIGJ
Nr. 106/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8891, DATË 2.5.2002, “PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONEVE HETIMORE TË
KUVENDIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeteje,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të
Kuvendit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 të ligjit bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 1 e nenit 2 të ligjit ndryshohet si më poshtë:
“1. “Komision hetimor” është komisioni
i ngritur sipas pikës 2 të nenit 77 të Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë dhe që vepron sipas procedurës së parashikuar në këtë ligj.”.
2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. “Çështje e veçantë” është ajo çështje që hetohet në aspektin e kontrollit dhe zbatimit të ligjeve,
të njohjes dhe verifikimit në thellësi të një fenomeni, ngjarjeje apo veprimtarie dhe që nxit iniciativa për
propozime, amendime apo miratime ligjesh, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative për
shoqërinë dhe shtetin, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale.”.
3. Pika 6 e nenit 2 ndryshohet si më poshtë:
“6. “Ekspert ligjor” është personi me njohuri të konsoliduara në fushën e hetimit, që zgjidhet dhe
shkarkohet me një shumicë prej 2/3 të anëtarëve të komisionit.”.
Neni 2
Pika 1 e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.