Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Unionin Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës (IUCN)

Ligji nr. 102/2023, datë 21 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
102/2023
Data e miratimit
21 dhjetor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 17 janar 2024
Hyn në fuqi
1 shkurt 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2024-01-17

LIGJ

Nr. 102/2023

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË UNIONIN NDËRKOMBËTAR PËR KONSERVIMIN E NATYRËS (IUCN)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Unionin Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës (IUCN), sipas statuteve që i bashkëlidhen këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 21.12.2023.

Shpallur me dekretin nr. 1, datë 9.1.2024 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

STATUTET, DUKE PËRFSHIRË RREGULLAT E PROCEDURËS SË KONGRESIT BOTËROR TË KONSERVIMIT DHE RREGULLORET

STATUTET

e datës 5 tetor 1948, të rishikuara më 22 tetor 1996 dhe të ndryshuara për herë të fundit më 10 shtator 2021 (duke përfshirë Rregullat e Procedurës së Kongresit Botëror të Konservimit, të ndryshuara për herë të fundit më 10 shtator 2021)dhe rregulloret e rishikuara më 22 tetor 1996 dhe të ndryshuara për herë të fundit më 10 shtator 2021

BASHKIMI NDËRKOMBËTAR PËR KONSERVIMIN E NATYRËS DHE BURIMEVE NATYRORE

Paraqitja e materialit në këtë botim dhe emërtimet gjeografike të përdorura nuk nënkuptojnë shprehjen e ndonjë opinioni nga ana e IUCN-së në lidhje me statusin ligjor të ndonjë vendi, territori ose zone ose në lidhje me përcaktimet e kufijve të tij.

Publikuar nga: IUCN, Gland, Zvicër

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.