PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7805, DATË 16.3.1994 “PËR TATIMIN MBI PASURINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 7860, datë 28 shtator 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7860
- Data e miratimit
- 28 shtator 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 10 nëntor 1994
- Hyn në fuqi
- 10 nëntor 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1994-11-10
LIGJ
Nr.7860, datë 28.9.1994
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7805, DATË 16.3.1994 “PËR TATIMIN MBI
PASURINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7805, datë 16.3.1994 “Për tatimin mbi pasurinë në Republikën e Shqipërisë”, në
nenin 6 të shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Përjashtimisht për vitin 1994, nga shuma e arkëtuar e tatimit mbi pasurinë për çdo komunë, 4
për qind e shumës së mësipërme mbetet në dispozicion të komunës për t ’u për do rur: 2 për q i n d në
formë shpërblimi për punonjësit e njësuar si agjentë tatimorë në komunë dhe 2 për qind për investime
për nevojat e vetë komunës.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.941, datë 17 .10.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.