PËR MBROJTJEN E EMBLEMËS DHE TË EMRIT TË KRYQIT TË KUQ
Ligji nr. 7865, datë 29 shtator 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7865
- Data e miratimit
- 29 shtator 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 10 nëntor 1994
- Hyn në fuqi
- 25 nëntor 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1994-11-10
LIGJ
Nr.7865, datë 29.9.1994
PËR MBROJTJEN E EMBLEMËS DHE TË EMRIT TË KRYQIT TË KUQ
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Duke marrë në konsideratë konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949 në lidhje me përmirësimin
e fatit të të plagosurve dhe të sëmurëve në forcat e armatosura në fushën e betejës (Konventa I), për
përmirësimin e fatit të të plagosurve, të sëmurëve dhe të anije mbyturve në forcat e armatosura në det
(Konventa II), trajtimin e robërve të luftës (Konventa III), në mbrojtje të personave civilë në kohë lufte
(Konventa IV), të mëposhtëquajtu ra konventa, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë më 27 maj
1957, si dhe duke marrë në konsideratë protokollet shtesë të 10 qershorit 1977 në lidhje me mbrojtjen
e viktimave të konflikteve të armatosura (Protokolli I) dhe mbr ojtjen e viktimave të konflikteve të
armatosura jondërkombëtare (Protokolli II), të mëposhtëquajtura protokolle, në të cilat Shqipëria ka
aderuar më 16 qershor 1993,
VENDOSI:
Neni 1
Emblema e Kryqit të Kuq formohet nga katër krahë me gjatësi të njëjtë dhe ngjyrë të kuqe mbi
një sfond të bardhë.
Neni 2
Emblema e Kryqit të Kuq përdoret si shenjë treguese dhe shenjë mbrojtëse në përputhje me
konventat e Gjenevës, protokollet shtesë dhe me këtë ligj.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.