Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri
Ligji nr. 103/2023, datë 21 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 103/2023
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 12 janar 2024
- Hyn në fuqi
- 27 janar 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2024-01-12
LIGJ
Nr. 103/2023
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË NIVELIT TË LARTË NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN PËR HARTAT
TREGUESE TË RRJETIT TRANSEVROPIAN TË TRANSPORTIT NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit
Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 21.12.2023.
Shpallur me dekretin nr. 2, datë 9.1.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
MARRËVESHJE E NIVELIT TË LARTË, NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN,
PËR HARTAT TREGUESE TË RRJETIT TRANSEVROPIAN TË TRANSPORTIT NË
SHQIPËRI
Republika e Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian,
duke theksuar rëndësinë e madhe që i kushtojnë zgjerimit të rrjetit transevropian të transportit në
Shqipëri si pjesë e politikës së zgjerimit;
duke pasur parasysh që hartat treguese të rrjetit të transportit transevropian shtriheshin edhe në
Shqipëri:
- synojnë të garantojnë koherencën ndërmjet rrjetit të transportit transevropian të Bashkimit
Evropian dhe rrjetit të transportit të Shqipërisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.