Ligj

PËR MBROJTJEN E PASURISË KULTURORE TË LUAJTSHME DHE TË PALUAJTSHME

Ligji nr. 7867, datë 12 tetor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7867
Data e miratimit
12 tetor 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 10 nëntor 1994
Hyn në fuqi
25 nëntor 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1994-11-10

LIGJ

Nr.7867, datë 12.10.1994

PËR MBROJTJEN E PASURISË KULTURORE TË LUAJTSHME DHE TË PALUAJTSHME

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese” me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Pasuritë kulturore të luajtshme e të paluajtshme që ekzistojnë dhe zbulohen në tokat private e

shtetërore, në lumenj, liqene e në shelfin kontinental mbrohen nga shteti.

Trajtimi dhe ruajtja e pasurive kulturore bëhet nga shteti, dhe kur ë sht ë e nevojshme në

bashkëpunim me persona juridikë a fizikë.

Neni 2

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve është ngarkuar për konservimin e pasurive kulturore

dhe ndihmon për mirëmbajtjen e ruajtjen e tipareve të veçanta, njohjen dhe studimin e tyre.

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve në bashkëpunim me Akade minë e Shkencave dhe

institucionet shkencore, bën regjistrimin e pasurive kulturore pronë e çdo personi juridik e fizik.

Çdo person juridik a fizik është i detyruar të ruajë tërësinë e vlerave kulturore e historike të

pasurive kulturore që ka ose i merr në përdorim dhe i shfrytëzon sipas akteve të lidhura me

institucionet përgjegjëse.

Neni 3

Pronari i tokës nuk ka të drejtë të shesë e zhvendosë pasuritë kulturore që gjënden në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.