PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7804, DATË 10.3.1994 “PËR DHOMAT E TREGTISË DHE TË INDUSTRISË”
Ligji nr. 7869, datë 12 tetor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7869
- Data e miratimit
- 12 tetor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 10 nëntor 1994
- Hyn në fuqi
- 10 nëntor 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1994-11-10
LIGJ
Nr.7869, datë 12.10.1994
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7804, DATË 10.3.1994 “PËR DHOMAT E
TREGTISË DHE TË INDUSTRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7804, datë 10.3.1994 “Për dhomat e tregtisë dhe të industrisë”, neni 8 ndryshohet
si vijon:
“Sekretari i përgjithshëm i dhomës caktohet nga organi mbikqyrës.”
Neni 2
Neni 22 ndryshohet si vijon:
“Sekretari i përgjithshëm i bashkimit të dhomave caktohet nga organi mbikqyrës.”
Neni 3
Neni 31 ndryshohet si vijon:
“Pasuria shtetërore që ka administruar Dhoma e Tregtisë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, i
kalon në përdorim dhomave të tregtisë dhe industrisë që krijohen në bazë të këtij ligji, në masën dhe
strukturën që do të përcaktohet nga organi mbikqyrës.
Mënyra e kalimit të pronës të bëhet sipas kritereve të përcaktu ara në ligjin nr.7512, datë
10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e
pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private, të pavarura dhe privatizimit”, si dhe
akteve përkatëse nënligjore.”
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.949, datë 25.10.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.