PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7619, DATË 12.10.1992 “PËR INSPEKTORATIN E KONTROLLIT TË PËRDORIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”
Ligji nr. 7868, datë 12 tetor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7868
- Data e miratimit
- 12 tetor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 10 nëntor 1994
- Hyn në fuqi
- 10 nëntor 1994
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1994-11-10
LIGJ
Nr.7868, datë 12.10.1994
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7619, DATË 12.10.1992 “PËR
INSPEKTORATIN E KONTROLLIT TË PËRDORIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7619, datë 12.10.1992, në nenin 2 fjalët “Ministri i Industrisë, Energjetikës dhe i
Burimeve Minerare", ndryshohen dhe zëvendësohen me fjalët “Drejtori Ekzekutiv i saj”.
Neni 2
Në shkronjën “a” të nenit 3 fjalët “nga ndërhyrjet e dëmtimet e kryera pa leje”, ndryshohen
dhe zëvendësohen me fjalët “ndërhyrjet e kryera pa leje dhe dëmtimet”.
Në pikën “e” të nenit 3, fjalët “me pëlqimin e pronarit...”, zëvendësohen me fjalët “në prani të
pronarit”.
Neni 3
Neni 6 ndryshohet si vijon:
“Cenimi ose dëmtimi i matësit të energjisë elektrike për qëllim e përfitimi, kur ai ndodhet
brenda banesës ose jashtë saj, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e lidhur ndërmjet palëve, dhe
lidhja e përdoruesit të energjisë elektrike me rrjetin elektrik para aparatit, kur këto shkelje nuk
përbëjnë vepër penale, dënohen për kundërvajtje administrative me gjobë 2000 deri në 20000 lekë për
përdoruesit familjarë dhe 5000 deri në 100000 lekë për përdorue sit e tjerë, si dhe me zhdëmtimin nga
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.