Ligj

PËR LOJËRAT E FATIT DHE KAZINOTË

Ligji nr. 7871, datë 9 nëntor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7871
Data e miratimit
9 nëntor 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 26 dhjetor 1994
Hyn në fuqi
10 janar 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1994-12-26

LIGJ

Nr.7871, datë 9.11.1994

PËR LOJËRAT E FATIT DHE KAZINOTË

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

LOJA E FATIT

Neni 1

Lojërat e fatit

Lojëra fati janë lojërat ku fitimi ose humbja e pjesëmarrësve në to është e varur pjesërisht ose

tërësisht nga rastësia.

Nuk quhen lojëra fati:

- konkurset e ndryshme që zhvillohen mbi njohuritë, fituesi i të cilave merr çmimin e caktuar

për këtë qëllim;

- pagesat e rrjedhura nga sigurimi i jetës ose llojeve të tjera të sigurimit, që bëhen me anë të

tërheqjes me llotari.

Neni 2

Të drejtën për dhënien e lejes për zhvillimin e lojërave të fatit e ka Ministria e Financave,

përveç rasteve kur në këtë ligj parashikohet ndryshe.

Neni 3

Loto

Lotoja është një lojë fati, për zhvillimin e së cilës organizat ori i saj ofron si shans për të fituar

gjetjen e disa numrave nga një tërësi numrash. Nxjerrja e numra ve fitues bëhet e hapur për publikun.

Shuma që u takon fituesve të kësaj loje ndahet sipas kategorive të fituesve. Fituesit e së njëjtës

kategori marrin të njëjtën shumë.

Neni 4

Konkursi i parashikimeve sportive

Konkursi i parashikimeve sportive është një lojë fati, gjatë zhvillimit të së cilës organizatori

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.