PËR SEKUESTRIMIN E MJETEVE TOKËSORE, DETARE E AJRORE, ME TË CILAT KRYHEN VEPRA PENALE
Ligji nr. 7873, datë 16 nëntor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7873
- Data e miratimit
- 16 nëntor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 26 dhjetor 1994
- Hyn në fuqi
- 10 janar 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1994-12-26
LIGJ
Nr.7873, datë 16.11.1994
PËR SEKUESTRIMIN E MJETEVE TOKËSORE, DETARE E AJRORE, ME TË CILAT
KRYHEN VEPRA PENALE
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Sekuestrohen mjetet tokësore, det are e ajrore nga organet e Min istrisë së Rendit Publik, në
rastet kur:
a) Me dijeninë e pronarit vihen në shërbim ose përdorim:
1. Si mjet për kryerjen e një krimi.
2. Për të transportuar armë, drogë, lëndë narkotike e radioaktive.
3. Për të transportuar klandestinë.
4. Për të transportuar mallra të vjedhura.
b) Janë:
1. Si të vjedhura ose të tjetërsuara me dokumente false.
2. Me targë, kontratë sigurimi, taksë regjistrimi dhe dokument zhdoganimi të falsifikuar dhe
me patentë të falsifikuar nga pronari i mjetit.
3. Me numër shasie të modifikuar ose ndryshe nga ai i shënuar në lejen përkatëse.
Sekuestrohen armët e zjarrit e të gjahut dhe municionet e tyre, armët dhe municionet
paralizuese që janë futur në Shqipëri jashtë pikave doganore ose me dokumente të falsifikuara.
Neni 2
Vendimi i sekuestrimit merret nga shefi i Komisariatit të Polic isë së rrethit përkatës, mbi
bazën e propozimit të komisionit që ngrihen në çdo komisariat me urdhër të ministrit të Rendit Publik.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e rrethit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.