Ligj

PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS KUNDËR PUSHTUESVENAZIFASHISTË TË POPULLIT SHQIPTAR

Ligji nr. 7874, datë 17 nëntor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 3 tetor 2019.

Numri
7874
Data e miratimit
17 nëntor 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 26 dhjetor 1994
Hyn në fuqi
26 dhjetor 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1994-12-26

LIGJ

Nr.7874, datë 17.11.1994

PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS KUNDËR PUSHTUESVENAZIFASHISTË TË

POPULLIT SHQIPTAR

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Statusi i veteranit të Luftës kundër pushtetuesve nazifashistë të popullit shqiptar, që më poshtë

do të quhet “Status”, përcakton kriteret që një person të njihet veteran i kësaj lufte, si dhe të drejtat që

fitohen nga ky status.

Neni 2

Statusin e veteranit të luftës e përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që luftuan

kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre që nga 7 prilli i vitit 1939 deri në ditën e

Çlirimit të Shqipërisë; luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë që luftuan jashtë kufijve të

Atdheut gjer më 9 maj 1945; ata që kanë zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet në prapavijë të

armikut e në zona të çliruara; kryefamiljarët e atëhershëm të familjeve të njohura si baza të Luftës

kundër pushtuesve nazifashistë; të burgosurit dhe të internuari t në burgjet dhe në kampet nazifashiste,

brenda dhe jashtë vendit, si dhe shtetasit shqiptarë që kanë ma rrë pjesë aktive në luftë kundër

nazifashizmit në vende të tjera.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 23 shtator 1999 · 8526 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS KUNDËR PUSHTUESVE NAZIFASHISTË TË POPULLIT SHQIPTAR”
  2. 18 shtator 2000 · 8664 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8526, DATË 23.9.1999
  3. 19 qershor 2006 · 9568 · Për një ndryshim në ligjin nr.7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar
  4. 3 maj 2007 · 9724 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR
  5. 3 tetor 2019 · 67/2019 · Për një shtesë në ligjin nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.