Ligj

PËR AMNISTINË ME RASTIN E 50 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË ATDHEUT NGA PUSHTUESIT NAZIFASHISTË

Ligji nr. 7876, datë 24 nëntor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7876
Data e miratimit
24 nëntor 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 26 dhjetor 1994
Hyn në fuqi
27 nëntor 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1994-12-26

LIGJ

Nr.7876, datë 24.11.1994

PËR AMNISTINË ME RASTIN E 50 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË ATDHEUT NGA

PUSHTUESIT NAZIFASHISTË

Në mbështetje të nenit 16, pika 6, të ligjit nr.7491, datë 29.4 .1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese” me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

1. Amnistohen të gjithë personat e dënuar me heqje të lirisë ose me dënime më të buta para

hyrjes në fuqi të ligjit nr.7382, datë 1 nëntor 1990.

2. Amnistohen të gjithë personat e dënuar me heqje të lirisë gjer në 2 vjet, me kusht ose me

gjobë.

3. Amnistohen të gjithë personat e dënuar me heqje lirie që në kohën e kryerjes së veprës

penale kanë qenë nën moshën 18 vjeç.

4. Amnistohen të gjithë personat e dënuar me heqje lirie ose me dënime më të buta, të cilëve

me datën 24.11.1994 u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 1 vit.

5. U zbritet 1/3 (përsëritësave për të njëjtën vepër penale 1/ 6) e dënimit të mbetur të gjithë të

dënuarve që nuk përfitojnë nga pikat e mësipërme të këtij neni.

6. Amnistohen të gjithë personat që në datën 24.11.1994 kanë vuajtur 2/3 e dënimit.

Neni 2

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti të dënuarit për vepra penale të kryera me dashje me pasojë

vdekje, të dënuarit për marrëdhënie seksuale me dhunë (neni 97 i Kodit Penal), për marrëdhënie

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.