Ligj

PËR PRISHJEN DHE KRIJIMIN E DISA MINISTRIVE

Ligji nr. 7878, datë 30 nëntor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7878
Data e miratimit
30 nëntor 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 26 dhjetor 1994
Hyn në fuqi
26 dhjetor 1994
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1994-12-26

LIGJ

Nr.7878, datë 30.11.1994

PËR PRISHJEN DHE KRIJIMIN E DISA MINISTRIVE

Në mbështetje të nenit 16, pika 13 të ligjit nr.7491, datë 29.4 .1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Presidentit të Republikës,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Të prishen:

1. Ministria e Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit.2. Ministria e Turizmit.

3. Ministria e Rendit Publik

4. Ministria e Punës, Emigracionit dhe e Përkrahjes Sociale.

5. Ministria e Transporteve.

6. Ministria e Industrisë dhe Tregtisë

7. Komiteti i ish-të Përndjekurve Politikë

Neni 2

Të krijohen:

1. Ministria e Ndërtimit dhe e Turizmit.

2. Ministria e Brendshme

3. Ministria e Industrisë, Transportit dhe Tregtisë.

4. Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe e ish-të Përndjekurve Politikë.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.972, datë 3.12.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.