PËR AVIACIONIN CIVIL SHQIPTAR
Ligji nr. 7877, datë 30 nëntor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7877
- Data e miratimit
- 30 nëntor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 26 dhjetor 1994
- Hyn në fuqi
- 10 janar 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1994-12-26
LIGJ
Nr.7877, datë 30.11. 1994
PËR AVIACIONIN CIVIL SHQIPTAR
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491 datë 29.4.1991 “Për dispozitat Kryesore
Kushtetuese” me propozim të Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KAPITULLI I
PARIME TË PËRGJITHSHME
Qëllimi
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim përcaktimin dhe rregullimin e marëdhëni eve ndërmjet shtetit dhe
personave juridikë e fizikë, në përputhje me interesat kombëtar e dhe normat ndërkombëtare, të
aktiviteteve në fushën e Aviacionit Civil.
Neni 2
Fusha e veprimit të ketij ligji
Fusha e veprimit e këtij Ligji shtrihet në të gjitha veprimtar itë e fushës së transportit ajror
civil në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë Ligj në se nuk thuhet ndryshe në kontekst:
a) ”Drejtori e Përgjithshme e Aviacionit Civil” (DPAC), nënkuptohet:
Autoriteti Aeronautik Shqiptar nën vartësi të Ministrit të Transporteve dhe Komunikacioneve.
b) ”Hapësira ajrore shqiptare” nënkuptohet:
Hapësira ajrore mbi tokën dhe ujrat territoriale nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë.
c) ”Avione” nënkuptohet:
Cdo mjet që ngrihet në ajër duke shfrytëzuar ligjet e aerodinamikës.
ç) ”Avione të shërbimit shtetërore” nënkuptohet:
Avionet e përdorur në shërbimet qeveritare, të ushtrisë, të policisë, të doganës dhe të
shëndetësisë .
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.