PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7530, DATË 11.12.1991 “PËR ORGANIZIMIN E SHËRBIMIT INFORMATIV USHTARAK DHE TË SHËRBIMIT TË KUNDËRZBULIMIT NË ORGANET E RENDIT PUBLIK”
Ligji nr. 7882, datë 1 dhjetor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7882
- Data e miratimit
- 1 dhjetor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 10 janar 1995
- Hyn në fuqi
- 25 janar 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1995-01-10
LIGJ
Nr.7882, datë 1.12.1994
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7530, DATË 11.12.1991 “PËR ORGANIZIMIN E
SHËRBIMIT INFORMATIV USHTARAK DHE TË SHËRBIMIT TË KUNDËRZBULIMIT
NË ORGANET E RENDIT PUBLIK”
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7530, datë 11.12.1991 “Për organizimin e Shërbimit Informativ Ushtarak dhe të
Shërbimit të Kundërzbulimit në organet e Rendit Publik”, në nenin 2, paragrafi i parë ndryshohet si
vijon:
“Shërbimi Informativ Ushtarak, si organ i specializuar informat ivo-gjurmues, organizon
veprimtarinë e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, në ndërmarrjen ushtarake, në njësitë e repartet ushtarake,
si dhe në qendrat informative. Drejtimet dhe objektivat kryesor e të punës së Shërbimit Informativ
Ushtarak miratohen nga Këshilli i Mbrojtjes”.
Neni 2
Në nenin 5 hiqen fjalët në fund “si dhe veprave kriminale”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.977, datë 9.12.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.