Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7508, DATË 7.8.1991 "PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7881, datë 1 dhjetor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7881
Data e miratimit
1 dhjetor 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 26 dhjetor 1994
Hyn në fuqi
10 janar 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1994-12-26

LIGJ

Nr.7881, datë 1.12.1994

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7508, DATË 7.8.1991 "PËR

POLICINË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991"Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7508, datë 7.8.1991 "Për policinë ushtarake në Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë", në nenin 1, në fund fjalët "që kryejnë vepra penale ushtarake"

ndryshohen dhe zëvendësohen me fjalët "që kryejnë vepra kriminale në ushtri".

Neni 2

Në nenin 2 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

"Për ndjekjen e veprimtarisë kriminale në radhët e ushtrisë organizohet dega e policisë

kriminale ushtarake, si organ i specializuar në policinë ushtarake, me po ato të drejta që

parashikohen në ligjin nr.7549, datë 14.1.1992 "Për metodat e punës të policisë

kriminale në Ministrinë e Rendit Publik".

Neni 3

Ministri i Mbrojtjes nxjerr udhëzime për zbatimin e këtij ligji.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.976, datë 9.12.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.