Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"

Ligji nr. 7880, datë 1 dhjetor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7880
Data e miratimit
1 dhjetor 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 26 dhjetor 1994
Hyn në fuqi
10 janar 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1994-12-26

LIGJ

Nr.7880, datë 1.12.1994

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.199 1 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7504, datë 30.7.1991, në nenin 38, në paragrafin e dytë, pas fjalëve "të dënuar dhe

të internuar" shtohen fjalët "e të dëbuar për motive politike që gëzojnë statusin e ish-të dënuarve dhe të

përndjekurve politikë".

Në këtë nen shtohet edhe një paragraf me këtë përmbajtje:

"Personave që u janë ndërprerë studimet e larta për motive poli tike ose që gëzojnë statusin e

ish-të dënuarve e të përndjekurve politikë, kanë të drejtë të t itullohen oficerë me urdhër të ministrit të

Rendit Publik".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.975, datë 9.12.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.