PËR STATUSIN E INVALIDIT
Ligji nr. 7889, datë 14 dhjetor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 16 tetor 2003.
- Numri
- 7889
- Data e miratimit
- 14 dhjetor 1994
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 10 janar 1995
- Hyn në fuqi
- 25 janar 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1995-01-10
LIGJ
Nr.7889, datë 14.12.1994
PËR STATUSIN E INVALIDIT
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Statusin i invalidit e gëzon pers oni i aksidentuar në punë, i sëmurë nga sëmundje profesionale
ose sëmundje të ndryshme që përfiton pension invaliditeti nga sistemi i sigurimeve shoqërore sipas
ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 2
Shoqëria dhe shteti marrin në mbrojtje invalidët, në mënyrë që ata të marrin pjesë në jetën
shoqërore njëlloj si të tjerët, t’u sigurohet niveli ekonomik i nevojshëm për të jetuar në mënyrë
dinjitoze, të kenë kushte banimi, të shfrytëzojnë mjedisin e ja shtëm, të kenë një punë të përshtatshme,
si dhe t’u krijohen mundësi normale për kurim, arsimim dhe veprimtari çlodhëse e argëtuese.
Neni 3
Shteti mbron invalidët nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjes dhe
talljes.
Neni 4
Invalidët pajisen me dëshmi zyrta re identifikimi. Kriteret e dhënies së dëshmisë dhe forma e
saj përcaktohen me rregullore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Neni 5
Asnjë organ nuk ka të drejtë të japë të dhëna për gjendjen e invaliditetit të një personi pa
pëlqimin e tij.
Neni 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 21 dhjetor 1995 · 8052 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7889, DATË 14.12.1994 “PËR STATUSIN E INVALIDIT”
- 16 tetor 2003 · 9143 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7889, DATË 14.12.1994 "PËR STATUSIN E INVALIDËVE", I NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.