Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 105/2023, datë 21 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 105/2023
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 12 janar 2024
- Hyn në fuqi
- 27 janar 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2024-01-12
LIGJ
Nr. 105/2023
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN
E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 56, të seksionit 2, të kreut VIII, të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
1. Në pikën 40 pas togfjalëshit “për majmëri” shtohen fjalët “kafshëve të gjalla racëpastër, barrëse
ose jobarrëse për riprodhim (speciet gjedhë, dhenë, dhi, derra dhe njëthundrakë), si dhe i materialit
biologjik që përdoret për inseminimin artificial.
2. Pas pikës 46 shtohet pika 47 me këtë përmbajtje:
“ 47. Importimi i insekteve të dobishme, të cilat përfshihen në kodet 0106 41 00, 0106 49 00 dhe
0106 90 00, si dhe grackat e ndryshme përfshirë letrat ngjitëse dhe ferromonet, që përdoren kundër
insekteve të dëmshme”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2024.
Miratuar në datën 21.12.2023.
Shpallur me dekretin nr. 4, datë 9.1.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.