Ligj

PËR SPONSORIZIMET

Ligji nr. 7892, datë 21 dhjetor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 20 shtator 2007.

Numri
7892
Data e miratimit
21 dhjetor 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 10 janar 1995
Hyn në fuqi
25 janar 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1995-01-10

LIGJ

Nr.7892, datë 21.12.1994

PËR SPONSORIZIMET

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ky ligj rregullon mbështetjen me ndihma financiare e materiale, të quajtura në vijim

“sponsorizime”, të veprimtarive sociale e publike ku përfshihen veprimtaritë humanitare, kulturore e

artistike, sportive, edukative, arsimore, ekologjike dhe vepra letrare, shkencore dhe enciklopedike.

Sponsorizimi me qëllime të përfitimit ekonomik nga sponsorizuesi është i ndaluar.

Neni 2

Sipas këtij ligji mund të sponsorizohen vetëm veprimtaritë e pa rashikuara në nenin 1, të cilat

kryhen nga ente, institucione, shoqata dhe organizma që janë të njohur me ligj e që janë të regjistruara

si subjekte juridike.

Neni 3

Sponsorizues në kuptim të këtij ligji janë vetëm subjektet që kanë cilësinë e tregtarit, qofshin

këta persona fizikë ose juridikë, vendas, të huaj a me kapital të përbashkët.

Subjektet buxhetore ose që përfitojnë financime buxhetore, nuk mund të jenë sponsorizues.

Neni 4

Çdo sponsorizim rregullohet me kontratë të lidhur ndërmjet sponsorizuesit dhe përfituesit.

Kryerja e çdo sponsorizimi, në para a në natyrë, dokumentohet në pajtim me legjislacionin

tatimor kontabël e bankar në fuqi.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 21 janar 1998 · 8282 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7892, DATË 21.12.1994 “PËR SPONSORIZIMET”
  2. 27 mars 2003 · 9040 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7892, DATË 21.12.1994 “PËR SPONSORIZIMET”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8282, DATË 21.1.1998
  3. 20 shtator 2007 · 9807 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7892, DATË 21.12.1994 “PËR SPONSORIZIMET”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.