Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 2/2024, datë 25 janar 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 2/2024
- Data e miratimit
- 25 janar 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 12 shkurt 2024
- Hyn në fuqi
- 27 shkurt 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2024-02-12
LIGJ
Nr. 2/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE BASHKIMIT EVROPIAN PËR AKTIVITETET OPERACIONALE TË KRYERA
NGA AGJENCIA EVROPIANE E ROJËS KUFITARE DHE BREGDETARE NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet
operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e
Shqipërisë sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 6/2019, “Për ratifikimin e marrëveshjes statutore ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojës
Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë”, shfuqizohet.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 3
Miratuar në datën 25.1.2024.
Shpallur me dekretin nr. 41, datë 6.2.2024, të Presidentit
Bajram Begaj.
të Republikës së Shqipërisë,
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.