Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE TË ZHVILLIMIT (IDA) PËR PROJEKTIN E ZVOGËLIMIT TË HUMBJEVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE”

Ligji nr. 7914, datë 12 prill 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7914
Data e miratimit
12 prill 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 31 maj 1995
Hyn në fuqi
31 maj 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1995-05-31

LIGJ

Nr.7914, datë 12.4.1995

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE TË ZHVILLIMIT (IDA) PËR

PROJEKTIN E ZVOGËLIMIT TË HUMBJEVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës

Ndërkombëtare të Zhvillimit (IDA) për projektin e zvogëlimit të humbjeve të energjisë elektrike”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1075, datë 26.4.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.