PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7698, DATË 15.4.1993 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONAVE ISH-PRONARËVE”
Ligji nr. 7916, datë 12 prill 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7916
- Data e miratimit
- 12 prill 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 31 maj 1995
- Hyn në fuqi
- 31 maj 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1995-05-31
LIGJ
Nr.7916, datë 12.4.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7698, DATË 15.4.1993 “PËR KTHIMIN DHE
KOMPENSIMIN E PRONAVE ISH-PRONARËVE”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7698, datë 15.4.1993, neni 1 ndryshohet si vijon:
“Ky ligj u njeh ish -pronarëve a trashëgimtarëve të tyre të drejtën e pronësisë për pronat e
shtetëzuara, të shpronësuara ose të konfiskuara sipas akteve ligjore (duke përfshirë edhe ligjin nr.37,
datë 13.1.1945 “Për tatimin e jashtëzakonshëm”), nënligjore e vendimeve të gjykatës të dala pas datës
29 nëntor 1944, ose të marra pa të drejtë nga shteti me çdo mënyrë tjetër, si dhe përcakton mënyrat
dhe masat për kthimin a kompensimin e tyre”.
Neni 2
Neni 3 ndryshohet si vijon:
“Për efekt të njohjes, kthimin a kompensimit të pronave, me tokë, sipas këtij ligji, do të
kuptohet trualli, toka bujqësore dhe jobujqësore.
Me truall do të kuptohet toka që është hipotekuar dhe që ndodhej brenda vijave kufizuese të
qendrave të banuara në momentin e shpronësimit. Në rastin kur qendra e banuar nuk ka asnjë vijë
kufizuese, me truall do të kuptohet sipërfaqja e tokës që zë objekti i ndërtuar dhe sheshi (oborri)
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.