Ligj

PËR KULLOTAT DHE LIVADHET

Ligji nr. 7917, datë 13 prill 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7917
Data e miratimit
13 prill 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 31 maj 1995
Hyn në fuqi
15 qershor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1995-05-31

LIGJ

Nr.7917, datë 13.4.1995

PËR KULLOTAT DHE LIVADHET

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka si objekt administrimin, kthimin ish -pronarëve, përdorimin me kritere të drejta,

trajtimin, rritjen e aftësisë mbajtëse dhe ruajtjen e ekuilibrit ekologjik të kullotave dhe livadheve.

Neni 2

Kullotë dhe livadh është çdo lloj toke e mbuluar me bar ose shkurre që përdoret për kullotje e

kositje bari për blegtorinë, por që nuk i përket fondit të tokës bujqësore, fondit pyjor, sipas gjendjes

kadastrale më 1 gusht 1991, përveç atyre të ndryshuara sipas dispozitave në fuqi.

Kullotat dhe livadhet sipas periudhës së përdorimit klasifikohen në kullota verore dhe

dimërore, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

KREU II

PRONËSIA, ADMINISTRIMI DHE TRAJTIMI I KULLOTAVE DHE LIVADHEVE

Neni 3

Kullotat dhe livadhet ndahen në:

Kullota dhe livadhe shtetërore, në përdorim të përgjithshëm dhe private (personale dhe në

bashkëpronësi).

1. Kullotat dhe livadhet shtetërore janë në pronësi të shtetit dhe administrohen nga Drejtoria e

Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave nëpërmjet organeve të saj në rrethe.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.