Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7536, DATË 17.12.1991

Ligji nr. 7921, datë 19 prill 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7921
Data e miratimit
19 prill 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 31 maj 1995
Hyn në fuqi
31 maj 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1995-05-31

LIGJ

Nr.7921, datë 19.4.1995

PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7536, DATË 17.12.1991

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Komisionit të Ligjeve,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në Kodin e Procedurës Penale, paragrafi i tretë i nenit 116 shfuqizohet, ndërsa paragrafi i

katërt ndryshohet si vijon:

“Gjykatat e rretheve dhe ato u shtarake, në shkallë të parë, kundërvajtjet penale i gjykojnë me

trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar dhe dy ndihmësgjyqtarë, ndërsa krimet me trup gjykues të

përbërë nga tre gjyqtarë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.10 93, datë 4.5.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.