Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7512, DATË 10.8.1991 “PËR SANKSIONIMIN DHE MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, TË NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE PRIVATE TË PAVARURA DHE PRIVATIZIMIT”

Ligji nr. 7925, datë 19 prill 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7925
Data e miratimit
19 prill 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 31 maj 1995
Hyn në fuqi
31 maj 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1995-05-31

LIGJ

Nr.7925, datë 19.4.1995

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7512, DATË 10.8.1991 “PËR SANKSIONIMIN DHE

MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, TË NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE PRIVATE

TË PAVARURA DHE PRIVATIZIMIT”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7512, datë 10.8.1991, në nenin 23, paragrafi i tretë, në vazhdim të fjalisë “Prona

shtetërore që privatizohet të mos ndryshojë destinacionin e vet për 2 vjet” të shtohen fjalët: “... me

përjashtim të objekteve të shërbimeve shëndetësore të stomatologjisë, farmacive, për të cilat

destinacioni të mos ndryshohet për një periudhë 5-vjeçare”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1088, datë 2.5.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.