PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7537, DATË 17.12.1991 “PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7922, datë 19 prill 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7922
- Data e miratimit
- 19 prill 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 31 maj 1995
- Hyn në fuqi
- 31 maj 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1995-05-31
LIGJ
Nr.7922, datë 19.4.1995
PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7537, DATË 17.12.1991 “PËR DISA
NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Komisionit të Ligjeve,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në Kodin e Procedurës Civile neni 62 ndryshohet si vijon:
“Gjykata e rrethit shqyrton në shkallë të parë me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar e dy
ndihmësgjyqtarë këto çështje civile:
- Paditë për njohjen dhe kërkimin e pronësisë dhe të drejtave reale mbi pronësinë.
- Paditë për pushimin e cënimit të pronësisë (mohuese) dhe për kallzimin e një punimi të ri
dhe të një dëmi të mundshëm.
- Paditë posedimore.
- Kërkesat për miratimin e shoqatave, për likuidimin e personit juridik dhe paditë kundër një
veprimtarie të fondacionit.
- Paditë për kërkimin e së drejtës së emrit.
- Paditë për pavlefshmërinë e një veprimi juridik.
- Paditë që kanë lidhje me administrimin e bashkëpronësisë.
- Paditë për pavlefshmërinë e testamentit, kërkimin dhe pjesëtimin e trashëgimit.
- Paditë që rrjedhin nga mosekzekutimi ose ekzekutimi jo në mënyrën e plotë të detyrimeve,
për shpërblimin e dëmit, begatimin pa shkak, e pagimin e padetyruar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.