Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7564, DATË 19.5.1992 “PËR TË DREJTËN E AUTORIT”

Ligji nr. 7923, datë 19 prill 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7923
Data e miratimit
19 prill 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 31 maj 1995
Hyn në fuqi
15 qershor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1995-05-31

LIGJ

Nr.7923, datë 19.4.1995

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7564, DATË 19.5.1992 “PËR TË DREJTËN E

AUTORIT”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Neni 17 ndryshohet si vijon:

“Kohëzgjatja e mbrojtjes

Përveç rasteve të përcaktuara ndryshe në këtë kre, e drejta morale ruhet përgjithmonë dhe e

drejta ekonomike ruhet gjatë gjithë jetës së autorit dhe 70 vjet pas vdekjes së tij”.

Kohëzgjatja e veprës të bëhet “70 vjet” edhe në nenet 18 dhe 19 të ligjit.

Neni 2

Neni 26 ndryshohet si vijon:

“Pronësia e të drejtave për veprat audiovizuale

Prodhuesi i veprës audiovizuale është personi fizik ose juridik që merr iniciativën dhe

përgjegjësinë për të realizuar veprën.

Kontrata që lidh prodhuesi me kompozitorin dhe autorët e tjerë të një vepre audiovizuale

përmban edhe kalimin te prodhuesi të së drejtës së shfrytëzimit të veprës audiovizuale, pa prekur të

drejtën morale dhe ekonomike të autorëve.

Vepra audiovizuale quhet e përfunduar, kur është përcaktuar me një marrëveshje të përbashkët

varianti përfundimtar ndërmjet autorit ose bashkautorëve dhe prodhuesit.

Shpërblimi i autorit për përdorimin e veprës bëhet për çdo rast dhe për çdo mënyrë

shfrytëzimi”.

Neni 3

Neni 41 ndryshohet si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.