Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7574, DATË 24.6.1992 “PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE DHE CIVILE”

Ligji nr. 7919, datë 19 prill 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7919
Data e miratimit
19 prill 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 31 maj 1995
Hyn në fuqi
31 maj 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 1995-05-31

LIGJ

Nr.7919, datë 19.4.1995

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7574, DATË 24.6.1992 “PËR ORGANIZIMIN E

DREJTËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE DHE

CIVILE”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat krye sore

kushtetuese”, me propozimin e Komisionit të Ligjeve,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7574, datë 24.6.1992 “Për organizimin e Drejtësisë dhe disa ndryshime në Kodet e

Procedurave Penale dhe Civile”, neni 19 ndryshohet si vijon:

“Gjyqtarët, ndihmësgjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit largohen nga detyra me vendim të

Këshillit të Lartë të Drejtësisë kur kryejnë një vepër penale, bëhen të paaftë nga ana shëndetësore, nuk

fitojnë provimin periodik profesional si dhe kur janë të paaftë nga ana profesionale lidhur me

bazueshmërinë e vendimeve të dhëna, ose kur për shkak të sjelljes së tyre bëhen të papërshtatshëm për

të kryer detyrën”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1091, datë 4.5.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.