Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7805, DATË 16.3.1994 “PËR TATIMIN MBI PASURINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 7930, datë 11 maj 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7930
Data e miratimit
11 maj 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 16 qershor 1995
Hyn në fuqi
1 korrik 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1995-06-16

LIGJ

Nr.7930, datë 11.5.1995

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7805, DATË 16.3.1994 “PËR TATIMIN MBI

PASURINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Neni 15 ndryshohet me këtë përmbajtje:

“Tatimi mbi ndërtesat është vjetor dhe paguhet në çdo kohë brenda çdo viti tatimor

pavarësisht nëse shfrytëzohet ose jo ndërtesa”.

Neni 2

Në nenin 17 bëhen këto ndryshime:

Paragrafi II,

Ndërtesat për shërbime private shëndetësore, artizanale e komunale bëhen............... 40

lekë/m2 në vit.

Po në këtë nen, paragrafi V, pas fjalës “sportive” shtohet ajo “ushtarake”.

Neni 3

Në nenin 20 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

4. Mosparaqitja në afat e të dhënave për banesat private në qytet dhe në fshat nga personat e

ngarkuar në organet e pushtetit lokal.

Neni 4

Në fund të nenit 21 shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:

- Për shkeljet e pikës 4 me gjobë 3000 deri 5000 lekë.

Neni 5

Pas nenit 23 shtohet neni 23/1 me këtë përmbajtje:

“Organet e pushtetit lokal, komuna e bashki janë të detyruara që brenda 6 -mujorit të parë të

çdo viti të dërgojnë në degët e tat imeve të çdo rrethi, sipas formularit të përcaktuar nga Ministria e

Financave, të dhënat për banesat private në qytet e fshat”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.