PËR MBROJTJEN E DRUFRUTORËVE
Ligji nr. 7929, datë 11 maj 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7929
- Data e miratimit
- 11 maj 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 16 qershor 1995
- Hyn në fuqi
- 1 korrik 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1995-06-16
LIGJ
Nr.7929 datë 11.5.1995
PËR MBROJTJEN E DRUFRUTORËVE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e drufrutorëve nga dëmtimet mekanike, të qëllimshme ose
jo, nga çdo subjekt fizik e juridik vendas a i huaj.
KREU II
PËRCAKTIME
Neni 2
Në këtë ligj do të përdoren këto përcaktime:
“Sipërfaqe me drufrutorë” është toka bujqësore e mbjellë me pemë frutore, agrume, ullinj e
vreshta që janë regjistruar si të tilla në kadastër.
“Pemëtore” janë tokat e mbjella me pemë frutore dhe agrume që plotësojnë sipas specieve mbi
50 për qind të numrit minimal të bimëve për njësinë e sipërfaqes sipas projektit teknologjik.
“Ullishte” janë tokat e mbjella me ullinj që kanë mbi 50 për qind të numrit minimal të bimëve
për njësinë e sipërfaqes.
“Vreshtat” janë tokat e mbjella me hardhi që kanë mbi 50 për qind të numrit minimal të
bimëve për njësinë e sipërfaqes.
“Pemëtore e degraduar” janë pemishtet, ullishtet e vreshtat që për arsye moshe, mungesë
shërbimesh ose faktorësh klimatikë e biologjikë, bimët janë dëmtuar rëndë dhe masat agroteknike të
mundshme nuk mund të bëjnë ripërtëritjen e tyre, deri në nivelin e prodhimit të leverdishëm.
KREU III
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.