Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 7932, datë 17 maj 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7932
Data e miratimit
17 maj 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 12, 16 qershor 1995
Hyn në fuqi
16 qershor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1995-06-16

LIGJ

Nr.7932, datë 17.5.1995

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 “PËR

SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në nenin 12, shkronja “b”, shprehja “në mënyrë të detyrueshme” zëvendësohet me shprehjen

“nga sigurimi i detyrueshëm”.

Neni 2

Në nenin 13, pika 3, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Inspektorët e kontributeve të sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të kontrollojnë në

ndërmarrje, firma, institucione e subjekte të tjera ekonomike masat e kontributeve të derdhura, fondin

e pagave dhe listëpagesat”.

Neni 3

Në nenin 15 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Këshilli i Ministrave përcakton mënyrën dhe procedurën e derdhjes së kontributeve”.

Neni 4

Në nenin 16 bëhen këto shtesa e ndryshime:

1. Në pikën 1 dhe 2, rreshti i parë, pas fjalës “gjobë” shtohen fjalët “dhe kamatëvonesë”.

2. Pika 3 ndryshohet si vijon:

“3. Gjobat në kushtet e pikave 1 dhe 2 të këtij neni për personat përgjegjës do të jenë nga 5

000 deri në 10 000 lekë.Gjobat caktohen nga inspektorët e agjencive të Institutit të Sigurimeve

Shoqërore dhe ekzekutimi i tyre bëhet në përputhje me ligjin nr.7696, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet

administrative” (i ndryshuar).”

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.