Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2022
Ligji nr. 6/2024, datë 25 janar 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 6/2024
- Data e miratimit
- 25 janar 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 14 shkurt 2024
- Hyn në fuqi
- 29 shkurt 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2024-02-14
LIGJ
Nr. 6/2024
PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2022
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158 të Kushtetutës, si dhe të nenit 63, të ligjit nr. 9936,
datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit
Miratohet buxheti faktik, si raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit, për vitin 2022 sipas
dokumenteve të mëposhtme, që i bashkëlidhen këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse të tij:
a) pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit për vitin 2022;
b) raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2022 në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat e
realizuar;
c) raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij për vitin 2022;
ç) raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës për vitin 2022;
d) raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së përgjithshme
gjatë vitit 2022.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 25.1.2024.
Shpallur me dekretin nr. 44, datë 6.2.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
Qeveria e Shqipërisë, Accrual
Shpenzimet operative dhe investimet sipas programeve dhe ministrive 2022
Current Period: 12-2022
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.