PËR PUNËT PUBLIKE
Ligji nr. 7933, datë 17 maj 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 20 maj 1998.
- Numri
- 7933
- Data e miratimit
- 17 maj 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 16 qershor 1995
- Hyn në fuqi
- 1 korrik 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1995-06-16
LIGJ
Nr.7933, datë 17.5.1995
PËR PUNËT PUBLIKE
Në mbështjetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Familjeve me ndihmë ekonomike u ofrohet pjesëmarrja në punët publike për anëtarët e tyre.
Neni 2
Punët publike, në kuptimin e këtij ligji, janë punë të përkohshme që realizohen me
pjesëmarrjen e anëtarëve të familjes përfituese të ndihmës ekonomi ke dhe organizohen nga shteti për
ndërtime elementesh të thjeshta të infrastrukturës, riparime, pastrime dhe mirëmbajtje objektesh të
ndryshme.
Neni 3
Familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, anëtarët e të cilave refuzojnë pjesëmarrjen në
punët publike të ofruara, u ndërpritet ndihma ekomomike.
Neni 4
Përcaktimi i pagës, koha e punës dhe sigurimi shoqëror i personave pjesëmarrës në punët
publike, rregullohen në bazë të kontratave të lidhura ndërmjet punëdhënësve dhe pjesëmarrësve në
punët publike.
Neni 5
Këshilli i Ministrave përcakton kriteret e organizimit të punëve publike dhe mënyrën e
financimit të tyre.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1107, datë 30.5.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Aktet që e ndryshojnë
- 20 maj 1998 · 8351 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7933, DATË 17.5.1995 "PËR PUNËT PUBLIKE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8104, DATË 28.3.1996
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.