PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7720, DATË 14.6.1993 “PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E NDËRTIMEVE”
Ligji nr. 7935, datë 18 maj 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7935
- Data e miratimit
- 18 maj 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 16 qershor 1995
- Hyn në fuqi
- 16 qershor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1995-06-16
LIGJ
Nr. 7935, datë 18.5.1995
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7720, DATË 14.6.1993 “PËR KONTROLLIN DHE
DISIPLINIMIN E NDËRTIMEVE”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7720, datë 14.06.1993, neni 6 ndryshohet si vijon:
“Zbatimi i punimeve kryhet nga ndërmarrjet shtetërore ose nga personat fizikë a juridikë,
vendas ose të huaj, të pajisur me licencat përkatëse për zbatim punimesh ndërtimore. Drejtuesi i
punimeve i emëruar nga investitori, duhet të jetë person juridik ose fizik, që plotëson kushtet
sipas dispozitave në fuqi. Në rastin kur gjykohet nga investitori, në rolin e drejtuesit të punimeve
caktohet një punonjës i investitorit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1108, datë 30.5.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.