“PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1074, DATË 21.4.1995 “PËR SHPËRBËRJEN E POLICISË FINANCIARE DHE KRIJIMIN E POLICISË DOGANORE DHE POLICISË TATIMORE”
Ligji nr. 7938, datë 24 maj 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7938
- Data e miratimit
- 24 maj 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 16 qershor 1995
- Hyn në fuqi
- 16 qershor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1995-06-16
LIGJ
Nr.7938 datë, 24.5.1995
“PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1074, DATË 21.4.1995 “PËR
SHPËRBËRJEN E POLICISË FINANCIARE DHE KRIJIMIN E POLICISË DOGANORE
DHE POLICISË TATIMORE”
Në mbështetje të nenit 16 dhe 28, të ligjit nr.7491 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Miratohet dekreti nr.1074, datë 21.4.1995 “Për shpërbërjen e Policisë Financiare dhe krijimin
e Policisë Doganore dhe Policisë Tatimore” me ndryshimet si më poshtë:
Në nenin 2, paragrafi i dytë formulohet:
“Organet e Policisë Doganore varen nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave. Drejtuesi i saj
emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Financave”
Në nenin 3, paragrafi i dytë, të formulohet:
“Organet e Policisë Tat imore varen nga Drejtori i Tatimeve në Ministrinë e Financave.
Drejtuesi i saj emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Financave”
Neni 4, formulohet: “Struktura organizative e Policisë Doganore përbëhet nga oficerë dhe
nënoficerë në vartësi të drejtorit të përgjithshëm të Doganave”
Në nenin 5, pas pikës 5, shtohet pika 5/1 me këtë përmbajtje:
“Siguron mbrojtjen e punonjësve të organeve tatimore gjatë kryerjes së detyrës së tyre”
Neni 8, formulohet:
“Struktura organizative e Policisë Tatimore përbëhet nga oficerë dhe nënoficerë në vartësi të
drejtorit të tatimeve në Ministrinë e Financave”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.