PËR MIGRACIONIN
Ligji nr. 7939, datë 25 maj 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7939
- Data e miratimit
- 25 maj 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 16 qershor 1995
- Hyn në fuqi
- 1 korrik 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1995-06-16
LIGJ
Nr.7939, datë 25.5.1995
PËR MIGRACIONIN
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Qëllimi
Neni 1
Ky ligj rregullon hyrjen e personave në Republikën e Shqipërisë dhe daljen e tyre prej saj.
Krijon skemën për lehtësimin e emigrimit të rregullt për punësim jashtë të shtetasve shqiptarë.
Rregullon nxjerrjen e vizave, lejet e qendrimit e të punës, dhënien e strehimit, kushtet dhe procedurat
për pranim dhe dëbim për imigrantët.
Subjektet
Neni 2
Subjekte të këtij ligji janë:
a) Shtetasit shqiptarë të njohur si të tillë sipas legjislacionit shqiptar.
b) Personat që trajtohen në nenet e kreut të tretë të përcaktuar në këtë ligj si “të huaj”.
Nuk janë subjekte të kreut të tretë të këtij ligji:
a) Personat që pretendojnë se janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, nëse janë në gjendje të
paraqesin një pasaportë shqiptare të vlefshme ose bindin autoritetet përkatëse shqiptare që janë shtetas
shqiptarë.
b) Anëtarët e akredituar të misioneve diplomatike të huaj dhe pjesëtarët e përcaktuar të
familjeve të tyre.
Respektimi i të drejtës ndërkombëtare
Neni 3
Ky ligj njeh dhe respekton parimet e përgjithshme të akteve ndërkombëtare.
Mosdiskriminimi
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.