PËR USHQIMIN
Ligji nr. 7941, datë 31 maj 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 28 korrik 1995.
- Numri
- 7941
- Data e miratimit
- 31 maj 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 26 qershor 1995
- Hyn në fuqi
- 11 korrik 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1995-06-26
LIGJ
Nr.7941, datë 31.5.1995
PËR USHQIMIN
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj përcakton kushtet për prodhimin, përpunimin, ruajtjen, shpërndarjen, kontrollin dhe
tregtimin e prodhimeve ushqimore për njerëz, për të mbrojtur shëndetin dhe interesat e
konsumatorëve.
Neni 2
Fushat e ligjit
1. Ky ligj zbatohet në:
a) lëndët e para dhe produktet ushqimore, duke përfshirë edhe pijet, si dhe në lëndët ndihmëse
e shtesat (aditivet) ushqimore që përdoren gjatë procesit teknologjik të prodhimit;
b) përpunimin, ambalazhimin, ruajtjen, transportin, shpërndarjen, pajisjen me certifikatë
cilësie e sigurie, tregtimin, si dhe në inspektimin e kontrollin e produkteve ushqimore për konsum
njerëzor.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen nga koha e marrjes në dorëzim të lëndëve të para për
përpunim e tregtim.
3. Ky ligj nuk zbatohet për ushqimet që përgatiten në shtëpi, si dhe për duhanin, cigaret dhe
medikamentet.
Neni 3
Përkufizimet
Përkufizimet e emërtimeve që përdoren në këtë ligj, përcaktohen si vijon:
1. Ushqim quhet çdo produkt dhe nënprodukt i destinuar për përdorim njerëzor, me përjashtim
të prodhimeve farmaceutike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 28 korrik 1995 · 7984 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7941, DATË 31.5.1995 “PËR HYRJEN NË FUQI TË LIGJIT NR.7895, DATË 27.1.1995” “PËR KODIN PENAL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.