Për shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, të ndryshuar
Ligji nr. 7/2024, datë 25 janar 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7/2024
- Data e miratimit
- 25 janar 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 12 shkurt 2024
- Hyn në fuqi
- 27 shkurt 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2024-02-12
LIGJ
Nr. 7/2024
PËR SHFUQIZIMIN E LIGJIT NR. 115/2017, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË
KOMBËTARE TË DIASPORËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ligji nr. 115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, të ndryshuar, si dhe aktet
nënligjore të nxjerra në zbatim të tij shfuqizohen.
Neni 2
Dispozita kalimtare dhe të fundit
1. Funksionet, kompetencat, përgjegjësitë dhe detyrat e përcaktuara për Agjencinë Kombëtare të
Diasporës do të vijojnë të kryhen nga kjo agjenci deri në krijimin/organizimin e institucionit/strukturës
përkatëse përgjegjëse për to.
2. Nëpunësit civilë aktualë, punonjësit aktualë marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë
të dispozitave të Kodit të Punës, të Agjencisë Kombëtare të Diasporës trajtohen përkatësisht sipas
dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil dhe Kodit të Punës në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit
të institucionit.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 25.1.2024.
Shpallur me dekretin nr. 47, datë 7.2.2024, të Presidentit
Begaj.
të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.