për disa ndryshime në ligjin nr.7906, datë 4.4.1995 "për buxhetin e shtetit të vitit 1995"
Ligji nr. 7944, datë 1 qershor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7944
- Data e miratimit
- 1 qershor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 26 qershor 1995
- Hyn në fuqi
- 11 korrik 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1995-06-26
LIGJ
Nr.7944, datë 1.6.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7906, DATË 4.4.1995 "PËR BUXHETIN E
SHTETIT TË VITIT 1995"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7906, datë 4.4.1995, në nenin 5, në tabelën nr.1 “Buxheti i vitit 1995 sipas
grupeve” bëhet ndryshimi si vijon:
“Grupi 29 me emërtimin “Gjykata e Kasacionit” hiqet dhe të gjitha fondet e parashikuara për
këtë grup kalojnë në grupin me emërtimin “Sistemi gjyqësor” ku këto fonde detajohen për çdo zë sipas
strukturës buxhetore dhe për çdo gjykatë”.
Neni 2
Neni 11 ndryshohet si vijon: “Përjashtimisht për vitin 1995 ngarkohet Këshilli i Ministrave, që
brenda datës 10 qershor 1995, të paraqesë në Kuvendin Popullor për miratim ndarjen e detajuar të
shpenzimeve të grupit me emërtimin “Sistemi gjyqësor” për institucionet përbërëse të sistemit
gjyqësor.”
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe efektet e tij shtrihen nga data e
hyrjes në fuqi të ligjit nr.7906, datë 4.4.1995 “Për buxhetin e shtetit për vitin 1995”.
Shpallur me dekretin nr.1119, datë 7.6.1995 të Presidentit të Republikë së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.