PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7676, DATË 2.3.1993 “PËR TATIMIN MBI QARKULLIMIN” NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7734, DATË 20.7.1993, LIGJIN NR.7794, DATË 14.2.1994, LIGJIN NR.7901, DATË 15.2.1995 DHE LIGJIN NR.7907, DATË 5.4.1995
Ligji nr. 7945, datë 14 qershor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7945
- Data e miratimit
- 14 qershor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 17 korrik 1995
- Hyn në fuqi
- 1 gusht 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1995-07-17
LIGJ
Nr.7945, datë 14.6.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7676, DATË 2.3.1993 “PËR TATIMIN MBI
QARKULLIMIN” NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7734, DATË 20.7.1993, LIGJIN NR.7794,
DATË 14.2.1994, LIGJIN NR.7901, DATË 15.2.1995 DHE LIGJIN NR.7907, DATË 5.4.1995
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7676, datë 2.3.1993 “Për tatimin mbi qarkullimin”, pas paragrafit të parafundit të
nenit 3, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Ndërtimet që kryhen nga subjektet juridike që financohen në formën e kredive për zhvillim
apo të ndihmave të dhëna falas nga shtete a organizma ndërkombëtare si dhe persona a organizma
filantropike”.
Neni 2
Për të gjitha rastet e përmendura në nenin 1, nuk do të kërkohet të derdhet në buxhet tatimi
mbi qarkullimin i llogaritur dhe i paarkëtuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Efektet e këtij ligji
shtrihen për të gjitha ndërtimet e këtij lloji të kryera para daljes së këtij ligji.
Neni 3
Ngarkohet Ministria e Financave të nxjerrë udhëzime për zbatimin e këtij ligji si dhe të
kontrollojë zbatimin e tij.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1132, datë 22.6.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.