PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7597, DATË 31.8.1992 “PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË SHTETIT”
Ligji nr. 7949, datë 14 qershor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7949
- Data e miratimit
- 14 qershor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 17 korrik 1995
- Hyn në fuqi
- 1 gusht 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1995-07-17
LIGJ
Nr.7949, datë 14.6.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7597, DATË 31.8.1992 “PËR SHËRBIMIN E
KONTROLLIT TË SHTETIT”
Në mbështetje të pikës 2 të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7597, datë 31.8.1992 “Për Shërbimin e Kontrollit të Shtetit” neni 4, pika 7
ndryshohet:
“Kontrollon veprimtarinë investuese shtetërore. Shqyrton ligjshmër inë dhe efektivitetin e
prokurimit të fondeve me vlerë mbi 1 milion lekë në ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore
përdoruese si dhe porositë shtetërore në subjektet private”.
Neni 2
Në nenin 5, pas pikës 10, të shtohen pikat 11 dhe 12 me përmbajtjen si vijon:
“11. Në rast shkeljesh të procedurave të prokurimit të fondeve, urdhëron përsëritjen e
prokurimit nga organet përkatëse”.
“12. Gjobit:
a) deri në 6 paga mujore personat fajtorë që pengojnë kontrollin ose nuk paraqitin në afatet e
caktuara nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit dokumente e të dhëna të kërkuara nga ky organ;
b) personat fajtorë në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse, për fushën e veprimtarisë së
Shërbimit të Kontrollit të Shtetit të parashikuara nga ky ligj.
Gjoba jepet nga inspektori i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Kundër vendimit mund të bëhet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.