Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë, 2021-2027

Ligji nr. 12/2024, datë 8 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
12/2024
Data e miratimit
8 shkurt 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 27 shkurt 2024
Hyn në fuqi
13 mars 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2024-02-27

LIGJ

Nr. 12/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR

NGA ZYRA E KRYEMINISTRIT, DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR

PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR

SHQIPËRI–KOSOVË, 2021–2027

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e

Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri

–Kosovë, 2021–2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 8.2.2024.

Shpallur me dekretin nr. 82, datë 23.2.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE FINANCIMI

KUSHTET E VEÇANTA

Komisioni Evropian, në vijim referuar si “Komisioni”, i cili vepron për llogari dhe në emër të

Bashkimit Evropian, në vijim i referuar si “BE”, në njërën anë;

dhe

Republika e Shqipërisë e përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kosova* e përfaqësuar nga

Zyra e Kryeministrit, në vijim referuar bashkërisht si “Përfituesit e IPA III”, ose veçmas referuar

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.